Lajm i hidhur për skuadrën e Milanit dhe tifozët e skuadrës.
Një tifoz i Milanit ka vdekur pas një sulmi në zemër pas fitores së “Rossonerëve” 0:2 ndaj Atalantës të dielën, shkruan FrontOnline.
Kjo fitore ia mundësoi Milanit kualifikimin në Ligën e Kampionëve pas shtatë vitesh.
Tifozi 61-vjeçar Claudio Cerato vdiq pas fitores së Milanit.
Ai nuk mundi t’i përmbante emocionet e tij./FrontOnline/