Ish-portieri i Arsenalit, Alan Miller ka vdekur në moshën 51-vjeçare.
Anglezi i ishte bashkuar Arsenalit në vitin 1984 duke nënshkruar kontratë profesionale katër vjet më vonë, shkruan FrontOnline.
Miller debutoi për Arsenalin ndaj Leeds Unitedit, duke u bërë portieri i parë që debuton nga stoli.
Ai kishte bërë pesë paraqitje për Arsenalin në përgjithësi.
Përveç Arsenalit, Miller u paraqit edhe te Plymouth Argyle, West Brom dhe Birmingham City./FrontOnline/