Granit Xhaka është duke e shqyrtuar largimin nga klubi i Arsenalit gjatë afatit kalimtar veror.
“The Athletic” raporton se mesfushori nga Kosova do të largohet nga Londra e Veriut, shkruan FrontOnline.
Xhakës i skadon kontrata me Arsenalin në verën e vitit 2023, derisa ai ka qenë njëri prej futbollistëve kryesorë të skuadrës deri më tash.
Megjithatë, mediumi i lartëcekur raporton se deri më tash nuk ka pasur asnjë ofertë për reprezentuesin e Zvicrës.
Ndryshe, Xhaka është paraqitur në 43 ndeshje këtë edicion për skuadrën e Mikel Artetës./FrontOnline/