Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i ka njoftuar ambasadorët e BE-së në Komitetin për Politikë dhe Siguri për vizitat e tij të fundit në Ballkanin Perëndimor, saktësisht në Prishtinë dhe Beograd, si dhe për rrugën para në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Këtë mëngjes, unë iu adresova ambasadorëve të BE-së në Komiteti për Politikë dhe Siguri për vizitat e mia të fundit në Ballkanin Perëndimor – takimet e mia, përshtypjet, dhe rrugën para në dialogun Beograd – Prishtinë dhe partneritetin BE – Ballkan Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në Twitter.