Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka uruar kryeministrin e zgjedhur Albin Kurti, raporton Front Online.
Lajçak ka shkruar në Twitter se BE-ja është gati të lehtësojë dialogun me Serbinë.
“Urime Albin Kurti në zgjedhjen tënde si kryeministër. Të uroj suksese në përmbushjen e pritjeve të mëdha të qytetarëve të Kosovës. BE-ja është gati të lehtësojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Lajçak.
Albin Kurti sot ka pranuar detyrën e shefit të ekzekutivit nga paraardhësi i tij Avdullah Hoti.
Pas pranim-dorëzimit të detyrës, qeveria e re do të mbajë mbledhjen e parë të saj.
Congratulations @albinkurti on your election as Prime Minister. I wish you success in meeting the high expectations of the citizens of Kosovo. The EU stands ready to facilitate the Dialogue on normalization of relations with Serbia. https://t.co/SajShe1CHt
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 23, 2021