Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet sot me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Front Online.
Përmes një njoftimi për media, LDK-ja ka bërë me dije se takimi do të mbahet në selinë qendrore të kësaj partie.
“Nesër (e enjte), më datë 15 tetor 2020, në orën 08:30, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak. Takimi mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Lajçak është takuar dje edhe me kryetarët e partive të tjera në vend dhe liderë të tjerë institucional./Front Online