Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, nis sot vizitën në Ballkanin Perëndimor.
Lajçak do të qëndrojë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, tri ditë duke filluar nga e hëna e 1 marsit.
Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars.
Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.