Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë e ka nisur me takim me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.
Mediat në këtë takim janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa është paralajmëruar që pas takimit do të ketë konferencë për media, raporton Front Online.
Ndërsa, në orët e pasdites së ditës së djeshme, Lajçak është takuar me kreun e VV-së, Albin Kurtin dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.
Lajçak gjatë ditës do të takohet edhe më ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj./Front Online/