Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Beograd me shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic.
Lajcak ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për përgatitjet rreth takimit të radhës së Shefave të Ekipeve Negociatore.
Ai tutje ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vucic, ka ngritur “shqetësime të forta” rreth situatës së serbëve të Kosovës, raporton Express.
Lajcak ka thënë se në takim ka theksuar nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje të dakorduar në Dialog.
“Ai ngriti shqetësime të forta për gjendjen e serbëve të Kosovës. Theksova se duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduara në Dialog”, ka shkruar Lajcak.