Lajçak ka njoftuar se është takuar veçmas me të dyja palët, derisa bëri të ditur se Serbia nuk mori pjesë në takimin e përbashkët
Ndërkohë, kryesuesi i Komisionit Qeveritar nga Kosova për të Pagjeturit, Andin Hoti ka thënë se takimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur që ishte planifikuar të mbahej në Bruksel nuk ishte realizuar pasi që Serbia refuzoi të marrë pjesë në këtë takim.
Hoti tha se prania e kryenegocitatorit te Serbisë, Petar Petkoviq në Bruksel orkestroi dhe garantoi dështimin e këtij takimi.
Madje, Hoti ka thënë se arsyetimi i Serbisë për mospjesëmarrjen në takim përveç që është banal është edhe i dëmshëm për procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.
“Arsyetimi i Serbisë për mospjesëmarrje në takim përveç që banal është edhe i dëmshëm për procesin e zbardhjes se fatit të personave të zhdukur, dhe nuk ka të bëjë asgjë me temën që sot janë thirrur në Bruksel. Kjo demonstron për të satën herë mungesën e gatishmërisë së Serbisë për të bashkëpunuar në këtë çështje të rëndësishme”, tha ai.