×
  • Front TV
  • Front TV

    Lajçak në Prishtinë: Kosova do ta respektojë marrëveshjen për Asociacion

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbajtur sot një konferencë për media pas takimeve që pati gjatë këtyre dy ditëve me liderë institucional e partiak në vend, raporton Front Online.

    “Unë po e përmbylli vizitën 3 ditore në Prishtinë. I kisha diku 45 takime dhe kjo më mundësoi që të krijojë një mendim rreth situatës politike në vend. Qysh nga vizita e parë para 4 muajsh ne patëm një progres të mirë”, ka thënë Lajçak.

    Sipas emisarit të BE-së, Kosova ka shënuar progres qysh nga vizita e tij e fundit në Kosovë.

    “Ne e rifilluam dialogun dhe patëm 3 takime në mes të presidentit Vuçiq dhe kryeministrit. Jemi duke e negociauar një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme. Kjo marrëveshje do të përafrojë dy shtetet sepse do të krijohet në bazë të standardeve evropiane”, ka thënë ai.

    Lajcaku foli edhe për dy temat që ishin fokus i bisedimeve në takimet që zhvilloi ai gjatë dy ditëve në Kosovë.

    “Ne biseduam për dy çështje të rëndësisë. Për çështjen e të pagjeturve dhe çështja e dytë ajo ekonomike e që është shumë e rëndësishme pasi që ka ndikim edhe në rajon”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Lajçak konfirmoi se janë duke punuar edhe rreth një Pakoje tjetër të bisedimeve që sipas tij do të përmbajë tema më sensitive.

    “Jemi duke punuar edhe për një Pako e që përfshinë çështja më të mëdha dhe tema sensitive”, ka thënë ai.

    Ndërsa për sa i përket bisedimeve për çështjen e Asociacionit, Lajçak theksoi se BE-ja nuk është  e interesuar që destabilizoje rajonin.

    “Nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacionin. Kuvendi i Kosovës e ka votuar atë dhe Kosova e ka për obligim që ta implementojë atë. Për çdo gjë që është dakorduar duhet të implemtohet. Nuk kam takuar asnjë lider që nuk është pajtuar ne këtë çështje. Nëse dua të marr diçka duhet të jap diçka. Jemi duke diskutuar për kompromise dhe të dy pjesët duhet të bëjnë punën e tyre që të japin atë që duhet dhe të marrin atë që duan”, ka thënë ai.

    Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun e Kosovës me Serbinë, Miroslav Lajçak, më tutje ka thënë se Kosova ka konfirmuar se do t’i respektojë të gjitha zotimet, përfshirë edhe themelimin e Asocacionit të Komunave Serbe.

    Ai tha se zotimi për respektimin e themelimit të Asocacionit të Komunave Serbe është rezultati më i rëndësishëm dhe më pozitiv në vizitën e tij në Kosovë.

    “Dialogu është tepër i rëndësishëm për të ardhmën evropiane të Kosovës. Dialogu duhet t’i përmbyll të gjitha çështjet e hapura. Unë i nxisë të gjithë bashkëbiseduasit që të jenë të bashkuar në dialog. Në të gjitha takimet partnerët e mi shprehën përkrahje për dialogun dhe konfirmuan se Kosova do t’i respektojë të gjitha zotimet përfshirë edhe themelimin Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Lajçak.

    Ai shtoi se “Unë e kuptoj ndjeshmërinë e temës por të jem shumë i qartë, në njërën anë, BE nuk do destabilizim të Kosovë, por njëkohësisht Kosova ka bërë zotim për marrëveshje dhe duhet të tregojë konsistencë për zbatim”.

    Lajçak është duke qëndruar që dy ditë në Kosovë, ku sot u prit në takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Lajçak po ashtu u takua edhe me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë./Front Online/

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/2762356390752518/

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Qeveria ruse ka kërkuar që të shmangen spekulimet mbi shkaqet e rrëzimit të një avioni pasagjerësh të Azerbaijan Airlines, i cili shkaktoi...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e energjisë elektrike në rajonin e Malishevës, duke...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Bashkësia Islame e Kosovës do të ndajë nga 50 euro për 500 fëmijë jetimë ç’do muaj për një vit duke filluar nga...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka nderuar “tre kolegë të jashtëzakonshëm” të ambasadës amerikane në Kosovë derisa ata po dalin në pension. Hovenier...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gjatë ditës së sotme kanë folur paksa me kunja mes vete, Sara dhe Driloni. “Je zhdukur, nuk po të shoh”, i shprehej...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka ngritur shqetësime serioze për problemet me energjinë elektrike në rajonin e tij. Ferati ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.