Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar rreth takimeve të tij që ka mbajtur së fundmi me krerët e institucioneve shtetërore dhe partive politike, në ditën e dytë të vizitës së tij në Prishtinë, raporton Front Online.
Përmes një postim në Twitter, diplomati sllovak ka thënë se nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut dhe se vetëm një marrëveshje gjithëpërfshirëse do të zgjidhë problemet e pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në takimet e mia me udhëheqësit e partive të koalicionit, kishte një kuptim i qartë se nuk ka asnjë mënyrë tjetër rreth dialogut Beograd-Prishtinë dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse do të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura”, ka shkruar Lajçak.
Ndryshe, emisari evropian për dialogun nesër para largimit nga Kosova, do të mbajë një konferencë për media./Front Online
In my meetings with the leaders of coalition parties, there was a clear understanding that there is no way around the Belgrade-Pristina Dialogue and a comprehensive agreement solving all outstanding issues. pic.twitter.com/wt563w4wv6
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 14, 2020