×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak: Marrëveshja e Uashingtonit nuk e ndihmoi dialogun Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Përfaqësuesi Special i BE në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thoë se Serbia dhe Kosova kanë ambicie evropiane, “kurse Bashkimi Evropian ishte shumë i qartë se normalizimi i marrëdhënieve është një parakusht dhe kjo është ajo që vendet anëtare presin, nuk ka asnjë rrugë tjetër”. Ai tha se marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar nën administratën e Trump nuk dëmtoi procesin e dialogut, Lajcak, por as nuk e ndihmoi shumë.

    Lajçak , i cli njoftoi se së shpejti planifikon të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, në emisionin “Screening” të portalit European Western Balkans, tha se pret që dialogu të vazhdojë sapo të formohet Qeveria e Kosovës.

    “Ne jemi të gatshëm të bëjmë punën tonë, por shpejtësia e arritjes së një marrëveshjeje është në duart e palëve. Ne nuk diktojmë shpejtësinë, nëse ata janë të gatshëm të takohen në Bruksel çdo javë, ne jemi të gatshëm t’i takojmë ata çdo javë Nëse ata janë gati të takohen një herë në tre muaj, atëherë ne nuk mund t’i detyrojmë ata”, theksoi Lajçak, transmeton telegrafi.

    Ai shtoi se ishte gjithmonë ishte kundër afateve artificiale, sepse ato nuk funksionojnë.

    “Kam thënë se i di detajet e procesit dhe thashë që është e mundur ta përfundojmë atë brenda një muaji. Ne jemi këtu dhe jemi këtu për palët sa herë që të jenë gati, por u takon të dy palëve të vendosin për shpejtësinë”, potencoi Lajçak.

    Sipas tij, është në interes të Beogradit dhe Prishtinës që të vazhdojnë dialogun dhe BE është e gatshme të ndihmojë dhe lehtësojë procesin.

    “Ne jemi këtu për të dhënë zgjidhje dhe kam në plan të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin së shpejti. Unë do të takohem me Presidentin Vuçiq, Kryeministrin e ardhshëm Kurti dhe partnerë të tjerë për të diskutuar vazhdimin e procesit tonë. Partnerët e mi janë politikanë seriozë dhe ata e dinë se çfarë njerëzit e tyre prisni prej tyre – t’i afrojnë ata me të ardhmen evropiane dhe ata gjithashtu e dinë se çfarë pret BE prej tyre”, tha Lajçak.

    Kur u pyet se çfarë do të thotë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, Lajçak tha se u takon të dy palëve të vendosin dhe BE të ndërmjetësojë në proces, duke mos e diktuar atë.

    “Sigurisht, duhet të ketë një vullnet nga të dy palët për të arritur atë marrëveshje. Nëse nuk ka vullnet, atëherë nuk ka marrëveshje. Por nëse nuk ka marrëveshje, atëherë nuk ka të ardhme evropiane”, tha Lajçak, duke shtuar se minimumi që Brukseli pret nga të dy palët është që ata të mos importojnë çështje të hapura në familjen Evropiane.

    “Kjo do të thotë që ju duhet të zgjidhni çështjet tuaja dypalëshe ose çështjet tuaja rajonale para se të bëheni anëtare. Kjo është arsyeja pse ne po flasim për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Lajçak, transmeton Telegrafi.

    Ai tha se BE është në kontakt me administratën amerikane dhe se ata e mbështesin plotësisht.

    “Ata e kuptojnë plotësisht këtë proces, ata qëndrojnë prapa udhëheqjes së BE në këtë proces dhe ata janë të gatshëm të bëjnë pjesën e tyre”, tha Lajçak, duke shtuar se administrata e Biden ka sjellë përsëri njerëz që e njohin rajonin, të cilët kanë një ndjenjë të trashëgimisë dhe përgjegjësisë, dhe që besojnë në bashkëpunimin e ngushtë midis SHBA-ve dhe BE-së.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një burrë raportohet se u arrestua të marten në Mitrovicën e Veriut. Kjo pasi një grua ka raportuar në polici se vajza...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të organizojë protestë sot para Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas njoftimit, me këtë protestë, FSSHK...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Anëtari i Komisionit për Administratë Publike, Isak Shabani, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e numrit të anëtarëve në KPMSHC. Deputeti i PDK-së,...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot (11:00) për të vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Të hënën pasdite një rast tragjik tronditi Kosovën e jo vetëm Ferizajn. Një burrë theri me thikë katër persona, dy prej tyre...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Valon Ramadani, thotë se arsyeja kryesore e rritjes së anëtarëve...
    Kronika14 Nëntor 2024
    Dy persona mbetën të vrarë mbrëmë në Klinë, si pasojë e gjuajtjeve me armë. Viktimat ishin familjarë mes vete, ndërsa dorasi ishte...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Prokurori i Posaçëm Jack Smith dhe anëtarët e ekipit të tij planifikojnë të japin dorëheqjen para se Presidenti i zgjedhur Donald Trump...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni i Posaçëm sot do të intervisitojë disa kandidatë. Bëhet fjalë për kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Intervistimi nis nga ora...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.