-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak flet për marrëveshjen, Neni 7 nuk ka zotime të reja

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Në Nenin 7 të marrëveshjes së Ohrit nuk ka zotime të reja, por ka pajtim për t`i zbatuar marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, ka thënë përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak. Mes tjerash, Lajçak ka thënë se palët nuk mund të zgjedhin se cilën nga marrëveshjet ta zbatojnë, por ato duhet të zbatohen të gjitha.

    Pёrfaqёsuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian pёr dialogun, Mirosllav Lajçak ka shpjeguar se neni 7 i marrëveshjes mbi rrugёn drejt normalizimit tё marrёdhёnieve mes tё Kosovёs dhe Serbisё nuk përfshin zotime të reja për Prishtinёn zyrtare.

    Neni 7, sipas Lajçak, flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar e kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin që themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Kёto komente Lajçak i ka bërë nё njё intervistё tё përbashkët dhёnё mediumeve Radio Evropa e lire dhe Euronews.

    Ai ka tёrhequr vёrjetjen te palёt se nuk mund tё zgjedhin marrëveshjet  qё iu pёlqejnё pёr zbatim, por secila duhet tё zbatohet. Kjo pos Asociacionit, sipas Lajçak, nënkupton edhe Nenin 4 tё marrëveshjes ku thuhet se Serbia nuk do tё kundërshtojë anёtarёsimin e Kosovёs nё organizatat ndёrkombёtare.

    Nё kёtё intervisё, Miroslav Lajçak pranon se pala evropiane ka pasur fillimisht njё plan mё ambicioz në aneks me afate kohore e detyra tё qarta.  Gjithashtu sipas tij, ishte pёrfshirё edhe mundësia e nënshkrimit tё marrëveshjes.

    Nënshkrimi, sipas shpjegimeve tё Lajçkut nuk ishte i mundur pёr shkak se presidenti serb Vuçiq, thirrje nё kufizime kushtetuese ndërsa aneksi pёsoi ndryshime kur ishte e qartë se dallimet e liderëve ishin tё pakapërcyeshme.

    Pavarësisht mungesës sё nёnshkrimit nё marrёveshje, pёrfaqёsuesi i veçantё pёr dialog konsideron se kjo ёshtё ligjërisht detyruese pёr palet sepse liderët ishin pajtuar qё ky dokument të formalizohet përmes njoftimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, gjë që ka ndodhur të shtunën.

    “Kjo është plotësisht në përputhje me praktikën juridike ndërkombëtare. Pra, kjo do të thotë se ky dokument është i detyrueshëm, është zyrtar dhe është formal. Çdo spekulim se është apo jo i vlefshëm dhe i detyrueshëm, është i pakuptimtë”, nënvizoi Mirosllav Lajçak.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Gusht 2025
    Ka vdekur Suzana Krasniqi, zyrtarja policore në rajonin e Ferizajt, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, kancer në mushkëri. Njoftimin...
    Lajme14 Gusht 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Sot është arrestuar një zyrtar korrektues N.P. (52), i dyshuar për ndihmë në arratisjen e një personi nga Qendra e Paraburgimit në...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Dy qytetarë të Kosovës, Xhemajl Emini dhe Bashkim Emini nga Rahoveci janë arrestuar sot nga Serbia nën pretendimet se të njëjtit gjatë...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se takimi i nesërm i shumë përfolur që do të zhvillohet me homologun e tij rus,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Nga sonte në ora 23:59 do të ndalet për operim njësiti B1, sipas një deklarimi të Korporatës Energjetike të Kosovës. Në njoftimin...
    Lajme14 Gusht 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Oda Ekonomike e Britanisë...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Një 56-vjeçar nga fshati Pashtresh i Elbasanit është zhdukur që nga mëngjesi i sotëm. Sipas Top Channel, Pëllumb Toçi, 56 vjeç, ishte...
    Lajme14 Gusht 2025
    Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku, ka njoftuar se ka vizituar ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin, i cili po mbahet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.