×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak: Është detyrë e imja që të zhbllokojë procesin e dialogut Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se ky proces është “në binarët e duhur, por nuk është një autostradë e shpejtë”.

    “Është më shumë një rrugëtim i gjatë me kthesa”, tha Lajçak, në një ngjarje të organizuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, për të diskutuar për situatën në rajon, 25 vjet pas Marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

    Lajçak tha se është i gatshëm që ta lehtësojë këtë proces, drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

    “Unë jam i angazhuar për të lehtësuar dialogun për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse, me të cilën njëherë e përgjithmonë, do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe të jetë edhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së”, tha ai.

    Ai po ashtu tha se ishte detyrë e tij që ta zhbllokojë procesin e dialogut, ku prej fundit të vitit 2018 deri në korrik të këtij viti, bisedimet ishin ndalur për shkak të një takse të vendosur nga Kosova ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, që u pasua me masat e reciprocitetit.

    I dërguari i BE-së falënderoi kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për lidershipin e treguar, teksa theksoi se në disa takime, palët janë pajtuar për disa tema, që sipas tij do të jenë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

    I pyetur nga shefi i delegacionit të Parlamentit të Serbisë se a ka kuptim dialogu pasi Kosova nuk po i përmbush obligimet nga marrëveshjet e arritura më parë, përfshirë edhe atë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Lajçak tha se “nuk duhet pasur frikë se do të arrihen marrëveshjet që nuk do të zbatohen”.

    “Jemi shumë të qartë se po negociojmë marrëveshjen e cila do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura mes palëve. Por, në të njëjtën kohë edhe ato që janë arritur si marrëveshje më parë e nuk janë zbatuar, ne duam të bëjmë të qartë se gjithçka për çka është arritur pajtim më parë duhet të zbatohen. Po e diskutojmë këtë, përfshirë edhe afatet kohore, edhe mekanizmat e zbatimit dhe monitorimit. Nuk ka arsye të frikësohemi se marrëveshjet që do të arrihen por nuk do të zbatohen”, u shpreh ai, shkruan rel.

    Në këtë debat të organizuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme të PE-së, Komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi përsëriti qëndrimin e BE-së se bashkëpunimi rajonal është kyç për avancimin në rrugëtimin evropian dhe se në rastin e Serbisë dhe Kosovës kjo nënkupton angazhimin në dialog për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

    Varhelyi tërhoqi vërejtjen se ekziston një dallim i madh social në mes të BE-së dhe vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Prandaj, ai tha se BE-ja ka nismën për investime në Ballkan.

    Komisioneri Verhely po ashtu përsëriti qëndrimin e BE-së se bashkëpunimi rajonal është kyç për avancimin në rrugëtimin evropian dhe se në rastin e Serbisë dhe Kosovës kjo nënkupton angazhimin në dialog për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

    Shumë folës në këtë debat, ku u përfshin edhe përfaqësuesit e parlamenteve nacionale të vendeve anëtare të bllokut dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, thanë se duhet të zvogëlohet ndikimi i Rusisë dhe Turqisë në këtë rajon. Sipas tyre, një gjë e tillë është e mundur vetëm përmes afrimit të këtyre shteteve me BE-në dhe avancimit në procesin integrues. Nisja e negociatave me Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë u përmend si test për kredibilitetin e BE-së në këtë drejtim.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë tashmë një reagim specifik mbi raportimet se është e përfshirë ne skandalet financiare si...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti takim, raporton Gazeta Blic. Këtë e ka bërë përmes një postimi...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstreme që do të përfshijnë mbase edhe pjesën dërmuese...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai ashpër ka theksuar se Kurti...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mesin e shumë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë 10 mijë euro për blerje të hapësirës mediale në TV Nacionale....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.