Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur para mediave pas takimit që pati me u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.
Lajçak ka uruar Osmanin dhe Albin Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Tutje, i njëjti ka pasur edhe një porosi për partitë politike në Kosovë.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ka thënë se bisedimet duhet të vazhdojnë, e se dialogu nuk është përgjegjësi vetëm e një partie politike.
“Dialogu do të vazhdojë dhe mesazhi im përfundimtar është që dialogu nuk është vetëm përgjegjësi e një partitë politike apo e qeverisë por e të gjithë partive politike, ne dëshirojmë të shohim edhe angazhimin e shoqërisë civile”, ka thënë ai, shkruan Front Online.
I njëjti tha se këtë porosi do t’ua dërgojë edhe partive tjera të cilat do t’i takojë gjatë vizitës në Kosovë.
“Unë do të takoj edhe partitë tjera politike dhe do të ju kërkoj mbështetjen për cështjen e dialogut”, ka thënë Lajçak.