×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë pa vonesa

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, thotë se Brukseli është i bindur që “një marrëveshje për normalizim të raporteve mes të dy shteteve është absolutisht e mundur”.

    “Është në interesin e tyre, në interesin e të gjithë rajonit, dhe sigurisht në interes të BE’së gjithashtu”, ka thënë Lajcak për Danas, i pyetur se çfarë do të bëjnë nëse nuk do të ketë kompromis për këtë çështje.

    Lajcak ka thënë se BE dhe SHBA’ja kanë një histori të gjatë bashkëpunimi produktiv në Ballkanin Perëndimor dhe në procesin e normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    “Ky bashkëpunim ka sjellë rezultate të prekshme ndër vite, unë jam në kontakt të pandashëm me kolegët amerikan, për të përgatitur një strategji të përbashkët për aktivitete të përbashkëta, dhe jemi duke shikuar për një bashkëpunim të ngusht transatlantik të rindërtuar”, ka thënë Lajcak.

    Ai tutje nuk ka pranuar që të flasë për ndonjë datë të saktë rreth asaj se kur do të rinisë dialogu, raporton Express.

    “Mesazhi i BE’së është i qartë. Ne jemi të gatshëm të rinisim dialogun aty ku e kemi lënë në dhjetor sapo që të krijohet qeveria e re e Kosovës. Unë jam gjithashtu i gatshëm të udhëtojë ne rajon dhe të takoj palët sapo ta lejojnë kushtet. BE është e qartë. Vazhdimi i dialogut pa vonesa të panevojshme është në interesin e të gjithve”, ka theksuar ndër të tjera Lajcak.

    Derisa fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, i cili pritet të drejtojë qeverinë e re, me deklaratat e tij të fundit ka lënë të kuptohet se nuk do ta trajtojë me prioritet problemin e dialogut me Serbinë. Siç ka deklaruar Kurti në mbrëmjen e 14 shkurtit, për qytetarët dialogu është i 6’ti në listën e prioriteteve.

    Thirrje për rinisje të dialogut pa vonesa ka pasur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar sonte studentë të Universiteteve me...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokrazike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh Ministrisë së Arsimit, lidhur me doracakët për Edukatë Seksuale. Nga...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani në një intervistë në RTK ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit. Ai ka cituar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të enjten gjeneralin Wesley Clark, i cili më parë ka qenë ish-komandant suprem...
    Vip14 Nëntor 2024
    Rovena tash e shumë ditë brenda qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend ka treguar se nuk dëshiron debat me Gresën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.