×
  • Sport
  • Sport

    Lahaj i del në mbrojtje Belginit: Edhe unë u paragjykova se isha ‘katunar’, për mua ‘gabel’ ka qenë një emër përkëdhelës – ashtu më thërriste nëna

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Futbollisti i Fushë Kosovës, Belgin Jashari, këto ditë ka qenë në vëmendje të madhe për shkak të sulmit që iu bë.

    Rreth kësaj situate së fundmi ka reaguar edhe tenori i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj.

    Artisti shqiptar tha se e ka përcjell gjithë ngjarjen duke shtuar se ai ka një personalitet të fortë dhe se do të arrijë shumë, pasi sporti do karaktere të tilla.

    Ai tutje thotë se në fillim të karrierës është quajtur ‘katunar’, por që këto fjalë nuk e ndaluan që të arrijë qëllimet që kishte.

    Postimi i plotë i Lahajt:

    “Belgin “Gabelit”,

    I miri Belgin, këto ditë t’kam përcjellë me shumë vemendje.

    Edhe pse m’erdhi shumë keq për sjelljet e kqija ndaj teje, u gëzova kur n’zanin tand ndjeva forcën e nji ylli n’ardhje. Si rrallëherë n’kto vitet e fundit, pashë nji fmi plot andrra, plot jetë, forcë, talent e mençuni.

    Ofendimet që t’i bajnë ku do që shkon, ti i the se I kthen n’forcë për nji performancë edhe ma t’mirë.

    Belgin, këto janë tipare të personaliteteve të forta me nji të ardhme t’sigurt. Sporti don karaktere t’tilla.

    Na e bon hallall Belgin, se n’këtë udhëtim të vështirë si komb, kena humbë e anashkalue shumë procese edukimi e civilizimi, e kjo po na kushton n’çdo sferë të zhvillimit.

    Si shoqni, para krejt tjerash, paragjykimin, nënçmimin e bullizmin i kemi n’maje t’gjuhës, por kjo kurrë s’mundet me i mposhtë talentet e mdhaj si ti.

    Kur e nisa rrugën teme n’profesion, n’fillim u paragjykova se isha “katunar”.

    Mandej, pse s’kisha pasë ku me mësu për artin n’zonen ku jam rritë, u cilësova si i pa ditun e i pa talentuem prej disave që e quejnë veten profesorë.

    Belgin, nuk e di si ndihesh ti kur t’thirrin “Gabel”, por për mu gjithmonë ka kenë nji emër përkdhelës.

    “Gabel” m’ka thirrë nana gjithë jetën, prej dashnisë që kishte për mu.

    N’mbështetje t’talentit tand, due me t’thanë që përkrahja duhet me ardhë kur asht e nevojshme, pa dallim feje, ngjyre a prejardhje”.

    Nga Rubrika
    Sport31 Maj 2025
    FC Barcelona ka vënë në lëvizje makinerinë e saj të planifikimit sportiv me një objektiv të qartë: të përforcojë repartin ofensiv me...
    Sport31 Maj 2025
    Sot, më 31 maj 2025, në orën 16:00, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë skena e ndeshjes së barazhit për...
    Sport31 Maj 2025
    Kapiteni i kombëtares së Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani e fitoi këtë sezon Scudetton e dytë në Serie A me...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, thotë se Kosova nuk ka përfituar nga marrëveshjet...
    Vip31 Maj 2025
    Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave që qarkulluan për prishjen e...
    Vip31 Maj 2025
    Pas zërave të shumtë për një krizë në marrëdhënien e tyre, duket se çifti i njohur, Blero Muharremi dhe Agneta Emsha, janë...
    Sport31 Maj 2025
    FC Barcelona ka vënë në lëvizje makinerinë e saj të planifikimit sportiv me një objektiv të qartë: të përforcojë repartin ofensiv me...
    Sport31 Maj 2025
    Sot, më 31 maj 2025, në orën 16:00, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë skena e ndeshjes së barazhit për...
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar në fshatin Lluzhan të Podujevës, pasi më 28 maj kishte vjedhur gjëra në një market me vlerë 75...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.