Edhe tenori i njohur kosovar, Rame Lahaj, ka reaguar pas skandalit në Pejë.
Ai tha se përdhunimi është akti më makaber që mund ta bëj dikush.
Sipas tij, Aurona është shembull sesi rinia po del jashtë kontrollit si pasojë e humbjes së respektit në familje, ndaj prindërve, gjyshërve, anashkalimi i edukatës në shtëpi, humbja e traditës se shenjët shqipëtare, e respektit ndaj më të moshuarve.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Për krejt ne që jemi sfiduar me prind të cilët e kanë pasë nevojën për asistencë dhe kujdes gjatë pleqërisë së tyre, e ndjejmë thellë dhimbjen, fyerjen, përuljen, nënçmimin, e degjenerimin që Aurona Pelaj i bëri zonjës e families së saj, të afërmve e të gjithë ne.
Përdhunimi mbi prindërit, gjyshërit e të parët tanë, është akti më makabër që dikush mund ta bëj duke pas parasysh sfidën jetësore që kanë pas me skamjen, regjimet historike, e po ashtu kontributin që kanë dhënë për kombin.
Ajo që më shqetëson edhe më shumë është se sa me sportivitet e kishte këtë ngjarje i gjithë stafi i asaj shpie e të moshuarve në Pej.
Njerëz të mirë Aurona është një shembull se sa shumë rinija po na del jashtë kontrollit, si pasojë e humbjes së respektit në familje, ndaj prindërve, gjyshërve, anashkalimi i edukatës në shtëpi, humbja e traditës se shenjët shqipëtare, e respektit ndaj më të moshuarve.
Sonte do lutem për të përdhunuaren, që kjo të mos jetë traumë e pa rikuperuar, njëherë i kërkoj falje në emrin e të gjithë neve si shoqëri për nivelin ku kemi rënë, e Aurones i uroj që prindërit e saj të mos bijnë kurrë në duart e një injoranteje të degjeneruar si vet ajo“.