×
  • Auto
  • Auto

    LaFerrari Aperta shitet për 5.3 milionë dollarë

    FrontOnline
    12 Maj 2022

    Vetëm 210 kopje të LaFerrari Aperta të Ferrarit dolën nga fabrika në Maranello dhe tani njëra prej tyre është shitur për një shifër marramendëse.

    Kur bëhet fjalë për makina të shtrenjta, ekzotike dhe shumë të kërkuara, Ferrari është në krye si prodhues. Kryeveprat nga Maranello po fitojnë vlerë me kalimin e kohës, e dëshmi është LaFerrari Aperta e parezistueshme, e cila u shit në ankand për 5.36 milionë dollarë.

    Makina ka kaluar vetëm 260 kilometra, edhe pse është model për vitin 2017, ndaj duket qartë se është në gjendje perfekte. LaFerrari Aperta ka një motor 6.3 litra atmosferik V12 me teknologji hibride, ose një motor elektrik 120 kW, dhe ky kombinim zhvillon 950 kuaj fuqi dhe 900 Nm çift rrotullues.

    Supermakina përshpejton nga 0 në 100 km/h në më pak se tre sekonda dhe arrin 200 për 7,1 sekonda përpara se të arrijë shpejtësinë maksimale prej 350 km/h. Motori shoqërohet me një transmetim automatik me shtatë shpejtësi me dy pedale.

    Trupi është i lyer në ngjyrën e kuqe dalluese Rosso Corsa të Ferrarit, dhe gjithashtu ka një tavan të fortë prej karboni. Makina ka rrota me pesë fole me përmasa 19 inç përpara dhe 20 inç në pjesën e pasme me goma Pirelli P Zero. Katër skajet e tubit të shkarkimit plotësojnë të gjithë paketën.

    Pjesa e brendshme është një simfoni e vërtetë prej karboni, lëkure të zezë, Alcantara dhe detaje të kuqe, dhe kabina është e “civilizuar” dhe përmban lidhje Bluetooth, port USB dhe ajër të kondicionuar, ndërsa shoferi ka sensorë parkimi dhe një kamerë për të ndihmuar në lëvizjen mbrapa./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto15 Nëntor 2024
    Nga viti 2024, automjetet e reja plotësojnë kërkesat për një targë historike të automjetit. Qoftë Volkswagen Polo III, BMW E36 Compact apo...
    Auto15 Nëntor 2024
    Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, Tesla ka tërhequr nga tregu 2431 kopje të modelit Cybertruck për shkak të një defekti. Kështu ka...
    Auto14 Nëntor 2024
    Porsche ka njoftuar se do të prodhojë 2,500 shembuj 911 Dakar, më ndryshe se të tjerët, e që me gjasë do të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Nerodimes, Shukri Buja, ditë më parë ka marrë konfirmimin se Prokuroria ka mbyllur të gjitha...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Republikës Çeke në kuadër të Ligës së...
    Lajme16 Nëntor 2024
    “Turneun e Ndryshimit” Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur sot në Istog. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Istogu është...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë e vlefshme për raundin e pestë në UEFA Nations League. Para ndeshjes,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.