×
  • Vip
  • Vip

    Laert Vasili habit me deklaratën: Jam në të njëjtin trung familjar me Sllobodan Millosheviqin

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Banori i Big Brother VIP Albania, Laert Vasili, ka ngjallur reagime të forta pas një deklarate kontroverse, ku pretendon se rrjedh nga i njëjti trung familjar me diktatorin famëkeq serb, Sllobodan Millosheviq.

    Në një bisedë me banoren Jozi, Vasili tha se familja e tij vjen nga Vasot e Kelmendit, duke pohuar se nga i njëjti trung vjen edhe Millosheviqi, por një degë e familjes është serbizuar.

    “…me ish-ministrin e Mbrojtjes të Enver Hoxhës, me Beqir Ballukun. Në rregull? Dhe para se të vdiste, më tha shkoni në Ulqin, se rrjedhin nga Kelmendi, nga Vasot e Kelmendit, nga të cilët rrjedh e din kush? Nga Vasot e Kelmendit e din kush rrjedh? Sllobodan Millosheviqi nga ata që janë serbizuar dhe ne Vasot e Kelmendit zbritëm në jug të Shqipërisë dhe ruajtëm degën tonë në shqip. Kështu që prandaj të thotë vëllai… 7 Marsin vjet e din ku e festova? Në Ulqin, i ftuar nga Dritan Abazoviq”, është shprehur Vasili në një video që tashmë po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.

    Deklarata ka shkaktuar polemika dhe habi mes publikut shqiptar. Disa e kanë cilësuar si një përpjekje për vëmendje, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar rëndë për përmendjen e një figure si Millosheviqi në një kontekst të tillë.

    Nga Rubrika
    Vip23 Mars 2025
    Duket se marrëdhënia mes Loredanës dhe Jozit ka pësuar një tjetër kthesë, me dy banorët që janë afruar sërish me njëri-tjetrin. Gjatë...
    Vip23 Mars 2025
    Edhe pak jave kanë mbetur që ‘Big Brother VIP Albania’ të shkoj drejt gjysmë finales, numri i banoreve është duke u pakësuar...
    Vip22 Mars 2025
    Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj ka arsye për të festuar sot. Babai i saj po...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumëria e Tij, Imzot Joani, meshoi në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë të Dielën...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Papa Françesku la shtratin e spitalit për tu kthyer në Vatikan. Siç ishte premtuar, ai fillimisht u shfaq në dritaren e spitalit...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Në klinikën universitare “Shën Naumi Ohrit” në RMV, po mjekohen gjithsej 10 pacientë, te gjashtë prej tyre është kryer transplantimi i lëkurës...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se mendon që Vladimir Putini dëshiron paqe. Ukraina dhe aleatët e saj europianë nuk besojnë se...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Papa Françesku u largua nga spitali Gemelli në Romë më 23 mars, pasi për pesë javë u përball me pneumoni. Me të...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke, iu bashkua një aksioni në Tepelenë në ditën ndërkombetare të pyjeve, për ripyllëzimin e Parkut Kombëtar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.