Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri, sot është deklaruar rreth mosliberalizimit të vizave për Kosovën.
Labi, ka bërë thirrje që të protestohet rreth kësaj çështje.
“Ngrituni në këmbë e protestoni se janë tu’j bë hajgare me juve o popull, ose kërkoni Shqipërisë NANË që me ju dhuru pasaportat e Shqipërisë, se Serbët i kanë të Serbisë. Aty në kuvend i kanë nga dy pasaporta e ju nuk keni kajher as para për viza e sigurime.!
Ngituni e qojeni zërin se partia ju duhet në fushatë ama nuk bën me ndejtë këmbë mbi këmbë mos po na vjen ndonjë dhuratë prej qiellit.
A e keni pa çka banën për “Suny Hilli”-n a krejt me marr poenë në fushatë. A e keni pa për disa parada e për disa protestave që janë interes i X partisë i thërrasin militanët në protesta, a kur behet fjale për Kosovën kush nuk ngritet në këmbë..! Mjerim mjerim”, ka thënë Labi.
Labi është mjaft aktiv në rrjete sociale për situata të ndryshme.