Aktiv me koncerte dhe mbrëmje muzikore është edhe artisti i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, i cili së fundmi mbajti një koncert në Mitrovicë.
Ai njoftoi se numri i madh i pjesëmarrësve në koncert e nxiti atë të iu bashkëngjitet qytetarëve për ta ndihmuar një fëmijë të këtij qyteti i cili është dy vjeçar dhe vuan nga tumori.
Përmes një video të publikuar në Instagram, Labi tregoi se ka ndarë 2 mijë euro dhe kërkoi që edhe të tjerët të kontribuojnë që të shërohet ky fëmijë.
“Me e pas tanë këtë publik gjigant nuk mundem pa ju bashkëngjit aksionit në Mitrovicë, ku qytetarët janë duke ndihmuar një çun 2 vjeçar nga sëmundja e Tumorit, dhe gjatë kësaj nate, ndava për hire të publikut dhe shpirtin e tij 2000€ nga mbrëmja ime me qëllimin që me dhuruar dhe shumë të tjerë që ta shpëtojmë atë fëmijë”, shkroi ai.
Ndryshe, Tahiri është i njohur për kauzat sensibilizuese dhe ndihmën financiare ndaj personave në nevojë e të sëmurë.