Ish-deputeti kosovar, njëherësh edhe këngëtar i njohur, Labinot Tahiri, natën e mbrëmshme ka mbajtur një koncert, por që si duket nuk ka shkuar mirë, pasi aty u shfaqën policë.
Tahiri pati një bashkëbisedim me ta, të cilëve u kërkoi ta lejonin që të vazhdonte koncertin.
“Kadal me bateri se unë qorr s’jam, respekt kam për juve e dini fort mirë”, tha Tahiri.
Ai tha se sa herë policia ka pasur nevojë ai ka dalë aty, pavarësisht motit.
“Çdo polic i Kosovës edhe i Shqipërisë sa herë ka pasë nevojë për Labinot Tahirin ka dalë në borë e në shi. Ma mirë osht me u kënaq edhe njo dhjetë minuta, na e respektojmë ligjin edhe juve, zoti ju bekoftë”, ka shtuar ai.
“Kjo është nata e fundit për këtë vit, nëse bon nëse s’bon e lajmë. Po nuk e meritoj me ma nal mikrofoni”, ka vazhduar Tahiri.