Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, të hënën ka njoftuar se do të operohet pasi i është kthyer pas nëntë vitesh tumori në tru.
Pas njoftimit të saj, këngëtari Labinot Tahiri ka deklaruar se nëse është e nevojshme, do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e Adrianës.
Matoshi i është përgjigjur Tahirit me një koment në Facebook, ku e ka falënderuar për iniciativën.
Ajo ka shkruar se operimi i saj nuk ka kushtuar shumë dhe se i kanë dalë në ndihmë shoqëria dhe kolegët.