Gjashtë javë më parë, Kylie Jenner vendosi t’i prezantojë botës sipërmarrjen e saj të re të biznesit, linjën e bikineve ‘Kylie’. Gjatë ditëve të fundit, adhurueset më të mëdha morën në dorë kopjen e tyre dhe u befasuan nga cilësia e dobët duke marrë parasysh çmimin, transmeton FrontOnline.
“Më në fund mora bikinet nga Kylie. Unë as nuk mund t’ju tregoj se si më duken, janë plotësisht transparente. Qepjet janë shqyer, në tërësi një katastrofë”, tha një nga fansat në videon që tregon rroba banje.
“Duket se është porositur nga Wisha ose AliExpress, shet mbeturina”, komentuan klientet me zemërim.
Kylie vendosi çmimin për rroba banje në 80 dollarë dhe klientët e zhgënjyer ranë dakord se ishte më mirë të blinin rrobat e banjës në çdo dyqan tjetër.
Ata publikojnë masivisht fotografi dhe video të qepjeve të këqija dhe materiale të hollë si letër në rrjetet sociale.
“Nuk mendoj se do të mund ta vesh ndonjëherë. Gjithçka mund të shihet përmes këtij materiali, është shumë i hollë”, thuhet në përshkrimin e njërës prej videove.
Në dyqanin zyrtar të uebit ‘Kylie Swim’, mund të shihet se dy modelet më të njohura në të cilat Kylie pozonte për fotografi ishin shitur.
Kylie kohët e fundit lançoi një linjë kozmetike për fëmijë, por ajo nuk është ende në dispozicion.
Kujtojmë, gjatë lansimit të parë të buzëkuqeve nga Kylie, një numër i madh i klientëve nuk ishin të kënaqur, kështu që Kylie bëri një përpjekje për të përmirësuar cilësinë. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të ndodhë edhe këtë herë me bikinet./FrontOnline/