Kylie Jenner tregoi dekoltenë me një fustan elegant teksa hyri në Instagram për të promovuar bashkëpunimin e saj të fundit të grimit me motrën Kendall.
Sipërmarrësja 24 vjeçe, pozoi pranë motrës së saj më të madhe, 26 vjeçe ndërsa tregonte fizikun mahnitës fotot në pasqyrë dhe vëmendja ishte tek ekspozimi gjoksit të saj.
Ylli i rrjeteve sociale më parë ka mohuar të ketë bërë një zmadhim të gjoksit dhe ka lavdëruar sytjenat e “Victoria’s Secret” dhe shtimin në peshë si sekretin e saj për gjoksin e saj të madh.
Bukuroshja brune ishte e zënë me promovimin e bashkëpunimit të saj, duke treguar për lansimin e tij, shkruan DailyMail.
“Koleksioni ynë lansohet sot!!! në orën 15:00 në KylieCosmetics.com. Jam shumë e emocionuar që ju të merrni këto produkte të reja dhe të bukura”, ka shkruar ajo në mbishkrimi.
Kujtojmë që në vitin 2015 Kylie postoi ‘website’ dhe aplikacionin e saj të stilit të jetesës se sekreti i saj për një dekolte më të plotë ishte një sytjena e “Victoria’s Secret”.
“Do të ndaj me ju një nga truket e mia. Unë nuk e ndaj këtë me shumë njerëz, por të gjithë mendojnë se kohët e fundit kam bërë një rritje të gjoksit. Unë nuk kam bërë. Unë thjesht përdor Bombshell nga Victoria’s Secret”, kishte pranuar Kylie.
Ndërkohë, Kylie dhe Kendall vazhduan të postojnë imazhe shtesë nga prezantimi i produktit të tyre të ri.
Në një foto tjetër të zjarrtë, motrat e famshme shihen me të njëjtat veshje, teksa pozojnë krah për krah, duke shfaqur belin e tyre të tonifikuar.
Përveç koleksionit vajzat e famshme po bëhen gati edhe për lansimin e serialit më të ri të familjes në Hulu “The Kardashians” më 14 prill.