Djali i Kylie Jenner dhe Travis Scott ende nuk ka një emër zyrtar.
Fëmija shtatë muajsh i çiftit të njohur është ligjërisht ende Wolf Webster. Por, muaj pasi Kylie zbuloi se po e ndryshonte atë, miliarderja pranoi se ai mbetet pa emër.
Kylie zbuloi se pavarësisht se nuk ka ndërmend ta quajë djalin e saj Wolf, ajo ende nuk e ka ndryshuar ‘zyrtarisht dhe ligjërisht emrin’.
“Emri i tij është ende Wolf, pasaporta e tij është Wolf, por ky nuk do të jetë emri i tij. Thjesht po presim dhe po mendojmë. Ne nuk e quajmë Wolf”, tha ajo.
Duket se pengesa është i dashuri i saj Travis, 31 vjeç, i cili vazhdimisht vjen me ide ‘tjetër’ për emra dhe vazhdimisht ndryshon mendje, shkruan DailyMail.
Ajo pranoi se dyshja po anon drejt një emri (dhe tha se nuk ka lidhje me kafshët), por ylli televiziv nuk është gati të dalë publikisht – ose të vendosë përgjithmonë një të vetëm.
Përveç djalit të tyre, çifti ka edhe vajzën, Stormi Webster, katër vjeçe.
Me sa duket Kylie ka qenë duke luftuar për të marrë një vendim përfundimtar prej muajsh tashmë pasi u tërhoq nga emri Wolf.
Në prill, motra e saj më e madhe Kim tha për “Live with Kelly and Ryan”: “Ka një emër për të, por ajo me të vërtetë dëshiron të sigurohet”.
“Është një vendim vërtet i madh. Gjëja më e vështirë në jetë është t’i vësh emrin një fëmije”, kishte deklaruar Kim
Kylie pranoi për USA Today se e dinte që në momentin kur nënshkroi certifikatën e lindjes së djalit të saj, kishte të ngjarë t’i vinte atij një emër tjetër.
“Duhej të firmosnim shpejt certifikatën e lindjes dhe më pas e kuptova që në momentin e dytë që firmosa certifikatën e lindjes se me siguri do t’ia ndryshoja emrin”, tha Kylie.
“Thjesht nuk i shkonte atij. Nuk ia kemi ndryshuar ende emrin ligjërisht. Ne jemi në proces, kështu që thjesht nuk do të ishte e drejtë të ndajmë asgjë kur nuk kemi një emër zyrtar”, shtoi ajo. /Telegrafi/