Nëse keni qenë ndonjëherë adhuruese e shfaqjes ‘Keeping Up With Kardashians’ atëherë me siguri jeni e njohur me skenën ku Kim qan sepse ajo humbi një vathë diamanti në plazhin e Bora Boras.
Ndërsa ajo skenë mund të ketë dalë në kokën tuaj tani, ju me siguri nuk e mbani mend se motra e saj Kylie Jenner qëndron pranë saj në det duke e parë atë të hutuar. Dhe nëse e bëni një krahasim të saj në atë kohë dhe pamjes së saj të tanishme, atëherë nuk është vështirë të kuptohet se ajoi i është nënshtruar një transformimi rrënjësor përmes operacioneve plastike.
Në të vërtetë, Kylie tani është një nga njerëzit më të ndjekur në Instagram dhe miliarderja më e re në botë, pamja e së cilës kopjohet nga vajzat në të gjithë botën. Megjithatë, përkundër mohimit të saj të vazhdueshëm të ndërhyrjeve estetike, ky ndryshim i mahnitshëm nuk ka ndodhur përfundimisht vetëm ndërsa ajo u rrit. Përveç fytyrës, Kylie ndryshoi edhe trupin përmes të ashtuquajturit ‘operacion brazilian’, përmes të cilit indi dhjamor vendoset strategjikisht në të gjithë trupin për të arritur efektin e formave seksi të trupit.
Shumë besojnë se zeshkania atraktive gjithashtu ka implantime silikoni në gjinjtë e saj, por ajo, me këmbëngulje e mohon këtë. Përndryshe Kim i zbuloi Scott Disick se vajza e saj e vogël North shpesh bën shaka për shkak të kësaj skene sepse e pa atë në TikTok disa herë, por ajo theksoi se nuk e ka lejuar ende të shikojë një episod të shfaqjes së tyre të famshme./FrontOnline/