Miliarderja 24-vjeçare, Kylie Jenner, është bërë nënë për herë të dytë.
Njoftimin për lajmin e ëmbël e bëri vetë Kylie nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shkruan datën e lindjes së bebit 2/2/2022 me një emoji zemër ngjyrë blu, që nënkupton se e bija e Kylie, Stormi është bërë me vëlla.
Krahas shkrimit Kylie ka bashkangjitur foton bardhezi ku duket dora e foshnjes së porsalindur.
Gjinia e bebes është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Kylie, i cili ka thënë për mediet amerikane se e i porsalinduri është djalë.
Pronarja e kompanisë së kozmetikës “Kylie Cosmetics” njoftoi shtatorin e kaluar se po pret fëmijën e saj të dytë me një video 1.5 minutëshe në Instagram, në të cilën Stormi u shfaq duke puthur barkun e fryrë të nënës.