Qeveria italiane po përgatitet të miratojë dënime të reja dhe më të ashpra për ata që nuk respektojnë kodin e qarkullimit rrugor. Siç raportojnë mediat italiane, qeveria Meloni synon të miratojë heqjen epatentës për këdo që drejton me celular në dorë, në drejtim të kundërt ose nën ndikimin e drogës.
Patenta e shoferit do t’i hiqet kujtdo që kapet duke vozitur në gjendje të dehur. Ministri përgjegjës për Infrastrukturën dhe Transportin, Matteo Salvini, gjithashtu planifikon të rrisë masat për të mbrojtur ata që udhëtojnë me biçikletë dhe të vendosë sigurimin e detyrueshëm, si dhe targat për skuterat elektrikë.
Gjithashtu drejtuesit e rinj nuk do të jenë në gjendje të drejtojnë makina të fuqishme për tre vjet./FrontOnline/