Ekipi i të zgjedhurit president të SHBA’së, Joe Biden, ka prezantuar kabinetin që pritet të jetë krahu i djathtë i tij gjatë mandatit katër vjeçar.
Sic edhe është raportuar, Antony Blinken do të jetë Sekretari i ri i Shtetit.
Pozitën e Sekretarit për Siguri Kombëtare, do ta ketë Alejandro Mayorkas. Nëse konfirmohet në pozitë, ai do të jetë i pari imigrant dhe i pari latin në kët post. Ai ka përvojë 30 vjecare si zyrtar për sundim të ligjit dhe një avokat i njohur në SHBA. Ishte zëvendës sekretar gjatë Administratës së Obamës.
Drejtoreshë për Intelegjencë Kombëtare pritet të jetë Avril Haines. Ajo do të bëhet gruaja e aprë që merr këtë post. Ka punuar me Bidenin në role të ndryshme për më shumë se një dekadë.
Ambasadorja amerikane në OKB do të jetë Linda Thomas-Greenfield. Ajo është një diplomate karriere dhe kthehet në punë pasi u pensionua pas më shumë se 35 vjetësh karrierë. Ajo ka një karrierë të shquar në diplomaci.
Këshilltari për Siguri Kombëtare pritet të jetë Jake Sullivan. Ai ishte një këshilltar politik për Bidenin.
I deleguari Special i presidentit për temën e Klimës do të jetë një emër i njohur, John Kerry. Ai është personi që nënshkroi Marrëveshjen e Klimës së Parisit më 2015.
Under the Biden-Harris administration, American national security and foreign policy will be led by experienced professionals ready to restore principled leadership on the world stage and dignified leadership at home. Read more: https://t.co/ojrTxrzafV
— Biden-Harris Presidential Transition (@Transition46) November 23, 2020