Mërgim Vojvoda ndeshje pas ndeshjeje po merr vlerësime të larta në Itali.
Së fundmi, mediumi “toro.it” i ka kushtuar një artikull mbrojtësit të Kosovës.
Vojvoda dëshiron të meritojë vendin, me Nicolan mund të shihet përparimi
Mërgim Vojvoda, i vënë në pikëpyetje për shkak të mungesës, po përmirëson lojën ndeshje pas ndeshje, duke përfituar nga mundësitë.
Trajneri në mënyrë të përsëritur ka theksuar rëndësinë e secilit lojtar në dispozicion. Ai u detyra të bënte disa ndryshime në formacion. Nga ndryshimet e detyruara ishte përfshirja e Vojvodës në vend të Singos, e cila ka rezultuar e frytshme, shkruan mediumi nga Torino.
Një fillim pozitiv i sezonit, pastaj errësirë për kosovarin
Kosovari, i cili arriti në verë te skuadra e Giampaolos (ish-trajner i Torinos), ishte një bastet e fituara, por fati nuk e ndihmoi atë. Pas një fillimi të mirë, një rënie drastike e shoqërua nga disa lëndime e ndërprenë sezonin e tij dhe lejuan Singon ta fitojë vendin e titullarit.
Përformancë në rritje në lojërat e fundit
Ardhja e Nicolas, megjithatë i dha shtyrjen e duhur për të gjetur ekulibër dhe siguri te Torino. Mbrojtësi ishte në pikëpytje në disa ndeshje, por së fundmi janë vrejtur përmirësime, veçanërisht në fazën defanzive.
Ai ka luajtur në pesë nga gjashtë ndeshje e fundit dhe ende ka hapësirë për rritje. Ky pra mund të jetë vetëm fillimi.
26-vjeçari, Mërgim Vojvoda, është pjesë e Torinos që nga viti 2020 dhe ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024./Zeri/