Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka shkarkuar sot nga detyra sekretarin e kësaj ministrie, Izedin Bytyqi, raporton Front Online.
Ai është emëruar në këtë pozitë më 20 shkurt të vitit të kaluar.
Bazuar në vendim, ministri Abrashi ka obliguar Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm që sekretari i shkarkuar të sistemohet në pozitën “drejtor departamenti” në kuadër të Ministrisë së Infrasturkturës.
“Obligohet Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MI-së, që të bëjë sistemimin e z. Bytyqi në pozitën Drejtor I Departamentit në bazë të Rregullores (QRK) nr. 16/2015 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistemimin e Vendeve të Punës në Ministrinë e Infrastrukturës”, thekson pika 2 e vendimit.
Dokumenti i siguruar nga Front Online: