Zyra e Kryeministrit Avdullah Hoti ka konfirmuar se është shkarkuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Doganës, Ibrahim Xhaka.
Në po të njëjtën komunikatë, zkm, ka konfirmuar se ne vend të tij në këtë post është emëruar, Bajram Rexha, shkruan Front Online.
“Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës”, thuhet në njoftim.