Ekspertët thonë se gjenet janë përcaktuese për vetëm 30% të shëndetit të një mashkulli. Pjesa tjetër përcaktohet nga stili i jetesës. Te ky i fundit përfshihet padyshim edhe ushqyerja, racionet dhe vaktet. Ndër vaktet më të rëndësishme për shëndetin e një mashkulli (por edhe të çdo njeriu patjetër) është mëngjesi.
Një studim i fundit shpjegon se heqja dorë nga mëngjesi rrit rrezikun e atakut në zemër mbi moshën 45 vjeçare me thuajse 27 për qind. Për më tepër,meshkujt që nuk hanë mëngjes dhe hanë darkë të vonë përballen me një rrezik shumë të lartë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Sipas ekspertëve, ora 7 është ideale për mëngjes, ndërsa darka për nmashkull duhet ngrënë minimalisht 2 orë para gjumit.
Çfarë duhet të hajë një burrë për mëngjes
Ushqimet më të rekomanduara nga ekspertët për burrat që të kenë një mëngjes energjik janë: domatet, salmoni i pjekur, tërshëra, barishtet, vezët e ziera, salsiçet me mish gjel deti, gjalpi i arrorëve, avokado, kosi, gjiza. Ekspertët këshillojnë që njëmashkull të ushqehet mirë dhe bollshëm për mëngjes.
Një vakt minimal për tekat e një mashkulli, por i mirë për shëndetin e tij duhet të përbëhet nga produkte bulmeti (qumësht, kos, djathë), një burim karbohidrati (bukë drithi të plotë, petullë apo drithëra) dhe fruta të plota.