Duke dashur të zhvlerësojë qasjen e saj pro grave dhe vajzave, Donaldi në debat e sipër i ka përmendur mbrëmë Einxhelit një rrahje.
Por për çfarë bëhet fjalë?
Rasti ka ndodhur në vitin 2019 me modelen Kejvina Kthella.
Ja çka shkruanin mediat atëbotë:
Një përplasje fizike VIP ka “tronditur” botën e showbizz-it shqiptar, me protagoniste tri vajza të njohura, që dikur shoqëroheshin në festa e udhëtime njësoj si te “Sex and the city”. Në orët e mbrëmjes para disa ditësh, dy modelet Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë konfliktuar fizikisht me moderatoren Einxhel Shkira. Gjithë historia nisi pas disa batutave që Shkira bëri për modelen Kejvina Kthella, pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës te “Dance with me”, ku kërcen çift me politikanin Eduart Ndocaj. Ishin modelet Marashi dhe Kthella, ato që shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike.
Burime nga media të ndryshme bëjnë me dije se Einxheli është parë në rrugë nga patrulla e Policisë, duke vendosur që të bëjë edhe denoncimin, e shoqëruar nga vëllai i saj. E kontaktuar nga “Anabel.al”, Einxhel Shkira konfirmoi ngjarjen dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola, e cila është kushërira e Kejvinës, thjesht kishte ardhur si mbështetje për të, por më pas situata ka degraduar.
“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim Kejvinën, me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën”, tha Shkira në një rrëfim për “Anabel.al.” Edhe pse lajmi i sherrit fizik të tyre mori dhenë, Einxhel vazhdon jetën duke postuar pamje nga shtëpia e saj dhe dedikime të fansave.