×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ky është rajoni gjerman që vendoset në izolim pas shtimit të rasteve

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Rajoni federal lindor i Gjermanisë, Saksonia (Sachsen) nga dita e mërkurë do të vendosë orë policore pasi disa distrikte shënuan rritje të numrit të rasteve të koronavirusit.

    Në qytetin Chemnitz dhe në shumicën e distrikteve komunale të Saksonisë, nga e mërkura njerëzit mund të dalin nga shtëpitë dhe banesat vetëm në rast se kanë arsye të fortë për një veprim të tillë, siç është shkuarja në punë, në shkollë, te mjeku ose për të blerë ushqim.

    Shitja e alkoolit do të jetë e ndaluar pas orës 22, ndërsa në martesa dhe funerale mund të marrin pjesë më së shumti 25 persona, shkruan The Guardian.

    Sidoqoftë, masat e reja kufizuese nuk vlejnë për kryeqytetin rajonal, Dresden, ku numri i rasteve është më i ulët për 100.000 banorë.

    Përderisa rajonet me dendësi më të vogël të popullsisë vazhdimisht kanë pasur shkallë më të ulët të infeksioneve, Saksonia tashmë po përpiqet që ta mbajë nën kontroll numrin e vatrave të përhapjes.

    Distrikti Bautzen, për shembull, në shtatë ditët e fundit ka raportuar mesatarisht nga 414 raste për 100 mijë banorë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Ditën e sotme janë futur në ambientet e Presidencës 4 përfaqësues të partive të vogla duke nisur në këtë mënyrë konsultimet e...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se ai mendon se Ukraina do të humbë nëse SHBA vendos të ndërpresë ndihmën e saj...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar ofrimin e minave tokësore për Ukrainën, tha një zyrtar amerikan për Reuters. Ky është një hap...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar njërën prej depove ku janë të vendosura armatimet e FSK-së. Kurti ka publikuar edhe pamje...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, nuk po i ndalen skandalet. Pasi iu ngrit aktakuza e parë, e po hetohet për të dytën,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po angazhohet për të krijuar kushte sa më të mira për fëmijët dhe të...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andreë Bailey, i ka dërguar një letër Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismailit,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar rritjen prej 20% të pensioneve nga Qeveria Kurti, duke potencuar se është e...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se ai mendon se Ukraina do të humbë nëse SHBA vendos të ndërpresë ndihmën e saj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.