20-vjeçari Kujtim Fejzullahi që ishte protagonisti kryesor i sulmit terrorist mbrëmë në Vjenë të Austrisë, është me origjinë nga Tetova e Maqedonisë së Veriut, raporton Al Jazeera.
Përmes Europol-it, Policia austriake ka kërkuar nga policia maqedone që t’ia ofrojë të gjitha informacionet lidhur me terroristin, që u qëllua për vdekje nga Policia pas sulmit.
Ministri austriak i Punëve të Brendshme tha se Kujtim Fejzullahi ishte dënuar vitin e kaluar për shkak të një përpjekjeje të tij për t’iu bashkangjitur organizatës terroriste ISIS.