Në takimin e thirrur nga ministri i MAPL, Elbert Krasniqi dhe ai i Shëndetësisë Arben Vitia kanë marrë pjesë online në takim vetëm gjashtë kryetarë të komunave të Kosovës.
Burime të GazetaBlic, nga ky takim kanë thënë se të gjashtë kryetarët e komunave kanë qenë kundër mbylljes totale, duke kërkaur që masat aktuale të mbesin në fuqi, por që të ketë shtim të insektorëvë në nivel lokal në mënyrë që të respektohen masat në fuqi.
“Jemi kundër masave të reja, propozimi ynë është që të mbesin masat aktuale në fuqi. Kemi kërkurar shtim të inspektorëve në nivel lokal në mënyrë që të respektohen masat anticovid – psh shembull kem kërkuar që gastronimia të repsktoj distancën prej dy metrave dhe të mos të lejohen njerzit të qëndrojnë në këmbë në kafiteri”, ka thënë një burim
Interesant është edhe një fakt tjetër se si është injoruar në këtë takim Asociacioni i Komunave të Kosovës e që bazuar në praktikat e mëhershme ka qenë ky asociaicion që ka dhënë rekomandimet e tyre se çfarë duhet bërë, e që këtë e ka bërë në bashkëpunim të ngushtë edhe me Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës.
“Nuk mund të merren masa të reja kur në takim online kanë qenë gjashtë kryetarë komunash kur dihet se janë 38 komuna në tërë vendin”, ka thënë ky burim.