×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është plani operativ i Policisë për zgjedhjet e 14 shkurtit

    FrontOnline
    02 Shkurt 2021

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përmes hartimit të urdhrit operativ policor, me kohë ka bërë të gjitha planifikimet e saja policore lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

    “Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor janë bashkërenduar dhe koordinuar aktivitetet e përbashkëta me Prokurorinë e Shtetit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përderisa në aspektin policor do të angazhohen një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës.

    Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e planit policor në katër faza, duke filluar nga;

    1) Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese,
    2) Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore,
    3) Garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve dita (Z),
    4) Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit”, thuhet në njoftim.

    Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ për këtë proces zgjedhor është:

    • Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, gjithnjë duke zbatuar edhe (ligjin Nr.07/L-006, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë ‘COVID-19’ në tërë territorin e Republikës së Kosovës, vendimet e Qeverisë së RKS-së, vendimet dhe qarkoret Ministrisë së Shëndetësisë si dhe rekomandimet e IKSHP-së.

    • Sigurimin e Qendrave të Votimit, Këshillave Komunale të Zgjedhjeve, Depove Komunale, Qendrës së Numërimit të Rezultateve dhe Depos Qendrore.

    • Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i të gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

    • Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

    Policia e Kosovës më tej ka theksuar se ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces, si dhe hartimin e një udhëzuesi për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor

    “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit.

    Andaj, Policia e Kosovës, inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre. Raportoni; Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose në adresën elektronike [email protected] si dhe në stacionet më të afërta policore”, thuhet në njoftim. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka reaguar pas përmendjes së tij nga Kryeministri Albin Kurti lidhur me debatet për doracakët për mësimdhënës...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu, ka reaguar pas videos së publikuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.