Pasi Joe Biden u zgjodh president i SHBA’ve, u përcaktua edhe kush do jetë personi që do e zëvendësoj Richard Grenell që ishte udhëheqës i Këshillit Nacional të Sigurisë.
Jeffrey Prescott, pritet të vijë në ketë pozitë pasi që Biden të inaugurohet zyrtarisht si president i SHBA’ve.
Ai është i ri dhe ka 45 vjet, por që ka qenë edhe më herët bashkëpunëtor i presidentit të zgjedhur Biden dhe ish-presidentit Obama.
Jeffrey Prescott është bashkëpunëtor i vjetër në Qendrën Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global dhe drejtori ekzekutiv i Veprimit të Sigurisë Kombëtare, shkruan Metro.
Ai shërbeu si ndihmës special i presidentit dhe drejtorit të lartë për Iranin, Irakun, Sirinë dhe vendet e Gjirit Persik në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit Barak Obama dhe si zëvendës këshilltar i sigurimit kombëtar të Zëvendës Presidentit Joe Biden dhe këshilltar i lartë i Azisë.