Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën masat anticiklonike të ajrit, duke kushtëzuar mot relativisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat ditën e premte vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të dukshme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
Në mëngjes nëpër disa territore, kryesisht ultësira, parashihet të ketë mjegull, e cila do të jetë e paqëndrueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.