Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e partive politike në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 14 shkurt, raporton Front Online.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 132 në këto zgjedhje.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ftoi partitë politike të respektojnë ligjin gjatë procesit zgjedhorë.
“I bëjmë thirrje të gjitha partive të respektojnë ligjin. Do të kemi vëzhgues nga gjithë bota, andaj t’i tregojmë botës që dimë të organizojmë zgjedhje të lira”, ka thënë ajo./Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/923597618377973