Komuna e Malishevës aktualisht ka 120 raste aktive me koronavirus.
Sot në këtë komunë shënuar edhe katër raste të reja me këtë virus.
“Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person ka vdekur, i cili paraprakisht ka qenë me covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 4 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me IKSHPK dhe me rastet në terren”, thuhet në njoftimin e komunës.
Në ndërkohë në Malishevë nga fillimi i pandemisë janë shënuar 45 raste të vdekjes nga virusi.
“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 737 raste, prej tyre 572 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 120 persona”, thuhet më tutje në njoftim./FrontOnline