Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 692 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës.
Prej tyre 510 janë të konfirmuar se janë pozitivë me COVID-19.
Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 487 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 5 në respiratorë dhe 23 me CPAP maskë.
Kujtojmë se vetëm sot u konfirmuan 730 raste të reja me COVID-19, numër ky që është rekord për këtë vit.
Po ashtu IKSHPK ka njoftuar se 6 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit.