×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është numri i kosovarëve që u infekuan me Covid-19 vitin e kaluar

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Më 13 mars të vitit 2020, u regjistruan dy rastet e para me koronavirus në Kosovë. Por, që prej asaj dite e deri sot, numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 51 mijë. Por, sa prej tyre e kanë fituar betejën me këtë sëmundje dhe sa kanë vdekur nga COVID-19?

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar dje se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 174 raste pozitive me COVID-19, pas testimit të 1 mijë e 224 mostrave dhe se është regjistruar një rast i vdekjes, si pasojë e infektimit me këtë virus.

    Rastet pozitive janë regjistruar në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Fushë Kosovë, Vushtrri, Podujevë, Suharekë, Prizren, Gjakovë, Drenas, Kamenicë, Pejë, Rahovec, Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Skenderaj dhe Viti.

    Me këto raste, numri i kosovarëve që janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 51 mijë e 502. Prej tyre, 41 mijë e 852 e kanë fituar betejën me këtë sëmundje, derisa janë regjistruar 1 mijë e 336 raste të vdekjes.

    “Numri total i rasteve pozitive është 51.502 raste nga 184.737 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.336 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 445 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41.852 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.314”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar te të gjithë qytetarët që të shkojnë e të testohen për COVID-19, sipas indakacioneve epidemiologjike, në të gjtha qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Zjarret kanë shpërthyer edhe në disa fshatra të Suharekës. Kreu i kësaj Komune ka bërë thirrje për ndihmë. Ai ka treguar se...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Flakët kanë përfshirë një shtallë të kafshëve gjersa raportohet se disa prej...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po presin 50-60 minuta për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë....
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Ka nisur seanca e 53-të konstituive, ku deputetët e zgjedhur pas 24 orëve pauzë nga seanca paraprake, po tentojnë të funskionalizojnë Kuvendin...
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e shquar, Adem Demaçin, në 7-vjetorin e vdekjes së tij. Përmes një postimi në Facebook, Osmani...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është deklaruar para seancës së 53-të konstituive. Kadrijaj thotë se nuk e di si do të rrjedhë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar i cili sot po qëndron në oborrin e Kuvendit të Kosovës, e që pak minuta më parë ka ndalë deputeten...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se nuk pret se do të ketë ndonjë ndryshim në seancën e sotme konstituive. “Jo, nuk...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për mediat para hyrjes në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, për të marrë pjesë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.