Aktori Chris Evans është shpallur mashkulli më seksi i gjallë për vitin 2021 nga revista ‘People’. Evans ishte dashur ta merrte këtë titull vitin e kaluar, por njerëzit nga revista ‘People’ menduan se ishte më mirë të prisnin një vit pasi aktori postoi aksidentalisht një foto të penisit të tij në internet, shkruan Page Six.
Chris do të shfaqet në kopertinën e People javën e ardhshme. Ai titull u fitua nga Michael B. Jordan vitin e kaluar.
“Chris ishte në opsionin për të marrë këtë titull vitin e kaluar, por nuk ishte një kohë e mirë”, tha një burim për Page Six.
Kujtojmë, në shtator 2020, Evans ngarkoi aksidentalisht foto nudo ndërsa përpiqej të postonte një video në Instagram. Ylli i filmit Captain America (40) ndau pa dashje një foto të organeve të tij gjenitale me 5.7 milionë ndjekësit e tij.
Evans e fshiu shpejt imazhin, por në fund të fundit ishte tepër vonë pasi pamjet e ekranit u postuan në Twitter dhe fotot u bënë virale.
Por vëllai i tij, Scott Evans, si dhe shoku i tij Avengers Mark Ruffalo, i erdhën në ndihmë dhe e mbështetën në internet. Evans përdori vëmendjen që më pas e rrethoi për t’i nxitur të gjithë të votonin në zgjedhje.
“Tani që kam vëmendjen tuaj… VOTO më 3 nëntor”, tha aktori në atë kohë në Twitter./FrontOnline/