Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është ndryshuar dhe plotësuar edhe vendimi për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
Sipas këtij ndryshimi në vend të Valdet Gjinovcit, si kryeshef i kësaj agjencie është emëruar Naser Krasniqi.
Përveç vendimit për anëtar të Bordit, është miratuar edhe vendimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku në vend të Imer Hazirit është emëruar Rreze Gecaj nga Fakulteti i Bujqërisë dhe Veterinarisë -FBV.