×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i riu që ishte vrarë nga Albert Krasniqi, i cili mbrëmë u qëllua për vdekje nga babai i tij

    FrontOnline
    28 Janar 2021

    Albert Krasniqi, i cili u vra mbrëmë nga babai i tij në Prishtinë, e kishte qëlluar për vdekje nxënësin e Shkollës së Mjekësisë, Dimitrije Popoviq (17 vjeç) me një pushkë automatike në qendër të Graçanicës më 5 qershor 2004.

    Tashmë i ndjeri, ishte dënuar me nëntë vjet e gjysmë burgim për vrasjen që ndodhi në një “fast food”, ku Dimitrije Popoviq ishte me shokët e tij. Një veturë e tipit Audi ishte ndalur para lokalit. Në veturë ishte edhe Albert Krasniqi, i cili kishte qëlluar me breshëri plumbash drejt tyre, transmeton Gazeta Express.

    Popoviq u godit në kokë nga një plumb dhe vdiq në vend.

    Muret e dhomës së ndenjës në shtëpinë e familjes Popoviq janë ende plot me fotografitë e Dimitrijes. Prindërit e tij kanë ruajtur sendet e tjera të tij.

    Në 14 vjetorin e vrasjes së djalit të tij, nëna e Dimitrijes, Jovanka, kishte thënë se ende zgjohet çdo natë në kohën kur u vra djali i saj.

    “Koha kur ai u vra ishte ora 02:15. Zgjohem çdo natë në atë kohë dhe mendoj se dikush po troket në derë… Shkoj shpesh dhe e hap derën, pastaj kthehem dhe them “jo, nuk është”… Shoh ngjashmëri te fëmijët që kalojnë këndej, të cilët duken si ai”, kishte thënë ajo mes lotësh për RTK 2, transmeton Express.

    “Zgjat 24 orë, janë 14 vjet trishtim, dhimbje, pagjumësi, duke menduar për gjithçka. Si mund të vritej një fëmijë 17-vjeçar? Ai ishte një nxënës shembullor, një fëmijë shembullor”, shtoi ajo.

    Jovanka Popoviq, nëna e 17-vjeçarit Dimitrije Popoviq
    Siç tha ajo, në ditën fatale, djali i saj i tha se do të shkonte të kalonte kohë me miqtë pasi mbaruan vitin e katërt të Shkollës së Mjekësisë atë ditë.

    Albert Krasniqi ishte dënuar për këtë vrasje me 6.5 vjet burgim, ndërsa pastaj dënimi iu zgjat edhe për tri vjet të tjerë. Edhe pse u dënua me nëntë vjet e gjysmë burgim, Krasniqi i kishte mbajtur vetëm katër vjet burgim.

    “Edhe nëse është dënuar përjetësisht, nuk kam asgjë me të. Nuk është asgje. Humbja e një fëmije… dhe ata janë akoma gjallë. Nuk ka gjyq për mua, më mirë të mos jenë dënuar. Unë nuk jam e kënaqur, dhe nuk do të jem kurrë”, kishte thënë nëna e Dimitrijes.

    17-vjeçari Dimitrije Popoviq që u vra më 5 qershor 2004
    Sipas raportimeve, Alberti u vra dje rreth orës 17:00 nga babai i tij, biznesmeni Skender Krasniqi, i cili edhe është arrestuar.

    Siç është raportuar, policia kishte qenë në kërkim të Albert Krasniqit ditët e fundit, për shkak të dyshimit se ai e kishte rrahur ish-gruan e tij, Besa Gashi. Supozohet se kjo kishte shkaktuar grindje në tërë familjen.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit të djeshëm në Skenderaj. Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në Augsburg të Gjermanisë, vlerësoi lart kontributin e diasporës kosovare, duke e paraqitur atë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ishin sonte në Pejë. Lidhur me këtë, Kurti thotë...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Nerodimes, Shukri Buja, ditë më parë ka marrë konfirmimin se Prokuroria ka mbyllur të gjitha...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Republikës Çeke në kuadër të Ligës së...
    Lajme16 Nëntor 2024
    “Turneun e Ndryshimit” Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur sot në Istog. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Istogu është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.